Donacionet
Janë shumë mënyra si NFK u ndihmon fëmijëve dhe familjeve tyre të ballafaquar me sëmundje malinje. Na mburemi me transparencë të plotë të sistemit tonë financiar i cili është i përpiktë në qëllimshmëri të investimit të mjeteve nga donacionet. Secili donator i yni mund të zgjedhë si qëllimin ashtu edhe mënyrën e shpenzimit të donacionit të vet dhe në cdo moment mund të ketë raport të detajizuar për mjetet që i ka dhënë.
Si të jepni donacion?
Donacionin tuaj mund të pagoni në kontot e NFKsë:
Banka:
Raiffeisen Bank
Përfituesi: Ndihmë Fëmijëve me Kancer
Konto: 1501090000012780
Banka:
BpB Bank
Përfituesi: Ndihmë Fëmijëve me Kancer
Konto: 1300001001282006
Vërejtje:
Në urdhër pagesë shënoni qëllimin e pagesës si dhe që përfituesi i bart shpenzimet e transferit.
Ju lutemi shënoni e-mail ose/edhe një numër telefoni për kontakt. Kemi dëshire t’ju informojm për aktivitetet tona kurrente. Shënimet tuaja personale nuk do të përdoren për tjetër gjë.
Sa të dhuroni?
Nuk është lehtë të percaktoheni sa të dhuroni. Ju mund poashtu të vendosni edhe të përcjellni ndonjë aktivitet konkret të NFKsë: organizimi i ndonje shërbimi/blerje për prinder apo/edhe repartin Hemato-Onkologjik.
Qëllimi i pagesës
Anëtarsim:
Me pagesë 10 euro/vit dhe pranimit të veprimit në bazë të statutit të shoqatës ju fitoni status të anëtarit të NFKsë. Përvec tjerash përmes postës apo e-mail ju dërgohen informata të rregullta për aktivitetet e shoqatës si dhe thirreni në Kuvende ku keni të drejtë fjale dhe vote.
Donacion:
Për pagesën tuaj ju lëshohet me shkrim një Falenderim.
Sponzorim:
Keni mundësi të drejtoni/dedikoni donacionin tuaj në mbulim të ndonjë aktiviteti konkret (organizim i ndonjë shërbimi/blerje) të NFKsë. Për pagesën tuaj ju lëshohet me shkrim një Mirënjohje.
Ju kujtojm:
Kuvendi zgjedh Bordin drejtues si dhe personat të cilët do të jenë të autorizuar për kontot bankiere të NFKsë. Për kompanitë në Kosovë: sipas rregulores 2004/51, Neni 10, donacionet deri në vlerë të 2% të qarkullimit vjetor ju hiqen nga baza për përllogaritje të tatimit në fitim.
Për kompanitë në Kosovë:
Sipas rregullores 2004/51, Neni 10, donacionet deri në vlerë të 2% të qarkullimit vjetor ju hiqen nga baza për përllogaritje të tatimit në fitim.










Dua Shehu-Gorani
