Aktivitetet     Kontakti     Flickr Foto Galeria      |      English Version

Dua Shehu-Gorani
+377 44 243367
dua@nfk-ks.org

Për NFK

Është disi e pakëndshme që të dëshirohet mirëseardhje në një faqe e cila merret me një temë mjaft të rëndë, sëmundjet malinje tek fëmijët.

Megjithatë, pavarësisht prej arsyes që e vizitoni këtë ueb faqe, jeni donator, doni të ofroni ndihmë apo edhe vet ballafaqoheni me këtë sëmundje në familjen tuaj, jeni vullnetar apo jeni këtu prej kureshtjes, ne shfrytëzojmë rastin të Ju përshëndesim dhe shpresojmë që do të na bashkoheni në angazhimin tonë për ofrim ndihmës familjeve që ballafaqohen me sëmundje malinje të fëmijëve.

Jemi të sigurt që njëri prej lajmeve më të këqija është lajmi se dikush i familjes së ngushtë, dikush i afërt, apo dikush që e njihni e ka fëmiun e sëmurë me sëmundje malinje. Pasi që dihet që sëmundjet malinje janë shkaktari i dytë i vdekshmërisë tek fëmijët (pas aksidenteve dhe fatkeqësive) gjithmonë ndihemi të pashpresë, megjithatë ka njerëz që mundohen që këtë dëshpërim ta kthejnë në një luftë kundër sëmundjes që është e organizuar si shoqata Ndihmë Fëmijëve me Kancer – NFK.

NFK - Ndihmë Fëmijëve me Kancer është shoqatë që ka për qëllim ndihmën fëmijëve dhe familjeve që ballafaqohen me sëmundje malinje. Është ngushëlluese kur dihet që tek fëmijët shkalla e shërueshmërisë së kësaj sëmundje është rreth 70% varësisht prej llojit të tumorit.

Shpresojmë se pas një kohe të shkurtë të aktivitetit të NFK-së të kemi foto të fëmijëve që kanë kaluar tretmanin me sukses.

Për më shumë se si është e organizuar shoqata NFK, si punon dhe çfarë projekte është duke realizuar mund të informoheni duke kaluar nëpër faqen tonë.

Shpresojmë që puna jonë dhe kjo web faqe të jenë nxitëse për angazhimin tuaj për të njëjtën çështje.