Diagnostifikimi i hershem


Hapi i parë në krijimin e kushteve për diagnostifikim të hershëm ka qenë sjellja e lidhjes Internet, donacion i Telekomit për repartin Onkologjik të Klinikës Pediatrike pranë QKUK-së. Me këtë ia fillon komunikimi më i lehtë i mjekëve të Repartit me specialistët jashtë Kosove dhe lehtësohet casja në literaturën gjegjëse botërore.

Falë donacionit nga OSCE pason blerja e mikroskopit me kamerë dixhitale të ndërlidhur me softuer special që mundëson që pamjet e mostrave të gjakut t'iu dërgohen për shqyrtim me e-mail specialistëve në Austri dhe Itali.

Organizuar përmesë Cure2Children dhe KFOR-Italy janë dërguar mostrat e gjakut në Itali për analiza speciale. Falas - fale mirësisë së Ospedale Gemelli dhe SOS Infanzia nel Mondo.

Repartin e kemi furnizuar edhe me gjylpëra speciale për punkcion oseal për marrje të mostrave nga palca e kockës.

Së voni, përmesë donacioneve nga Oda Amerikane e Tregtisë në Kosovë dhe Rotary Club Prishtina International dhe mirësisë së kompanisë BD International, e instaluam paisjen Flowcytometry për diagnostifikim të hershëm të Leukemisë përmesë analizës speciale të gjakut. Laboratori ProLab kujdeset falas që t'i sigurojë kushtet e punës për këtë paisje.

Grupi Etik i NFK-së e mbikqyr punën e këtij laboratori që do të punojë në bazë pa-profit.

Me përkrahje të Rrjetit CSR Kosovar si dhe bankave BPB e NLB po shpresojmë t'i sigurojm reagjensat falas për të gjithë fëmijët që do të iu duhet kjo analizë.